Rrëzohet avioni ushtarak rus me 15 persona në bord

schedule13:45 - 12 Mars, 2024

schedule 13:45 - 12 Mars, 2024

Një avion transporti ushtarak Il-76 është rrëzuar në rajonin e Ivanovo të Rusisë, sipas një deklarate nga ministria ruse e Mbrojtjes për agjencitë shtetërore të lajmeve.

Në bordin e avionit ndodheshin tetë anëtarë të ekuipazhit dhe shtatë pasagjerë, i cili u rrëzua pasi një nga motorët e tij mori flakë gjatë ngritjes, shkruan Sky News.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 me orën lokale teksa ministria nuk tregoi nëse kishte apo jo të mbijetuar.

Avioni katërmotorësh, Il-76, është avion transportues që është përdorur prej viteve ’70 nga forcat ajrore sovjetike dhe pastaj nga ato ruse./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!