Rrëzohet aeroplani në SHBA, ndërrojnë jetë katër persona

schedule01:42 - 22 Shtator, 2020

schedule 01:42 - 22 Shtator, 2020

Me anë të një deklarate, Departamenti i Sigurisë Publike të Teksasit në SHBA, ka njoftuar se katër persona kanë mbetur të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani.

Sipas njoftimeve aeroplani u rrëzua teksa po përpiqej të bënte një ulje të detyruar, si pasojë e një problemi motorik. Aksidenti tragjik ndodhi pranë aeroportit në liqenin e Hilltopit, rreth 190 kilometra në veriperëndim të Houstonit.

Aeroplani u nis nga vendpushimi i Horshu Bay me destinacion Natchitoches Louisiana. Ndërkohë mësohet se bordi Kombëtar i Sigurisë po heton këtë  ngjarje dhe po e trajton atë si një aksident.