Rrëzohet aeroplani në Serbi, humb jetën piloti

schedule16:37 - 10 Gusht, 2023

schedule 16:37 - 10 Gusht, 2023

Një person ka mbetur i vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël afër Aeroportit “13 Maji” në lagjen Zemun Polje, 10 kilometra në perëndim të qendrës së kryeqytetit serb, Beograd.

Sipas Minstrisë së Punëve të Brendshme, rreth orës 12:10 është raportuar se një aeroplan i vogël është përplasur, ndërsa në terrenin e paarritshëm dolën policia, zjarrfikësit dhe shërbimet emergjente, shkruan Euronews Serbia.

Zjarri në aeroplan është shuar, por autoritetet kanë konfirmuar vdekjen e një personi.

Menaxheri i fluturimeve në aeroportin sportiv “13 Maj”, Boshko Todoroviç tha se ai ishte në krye të atij fluturimi dhe konfirmoi se kishte humbur kontaktet me pilotin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!