Rrëzohet aeroplani në Rusi, 9 viktima dhe 15 të plagosur

schedule14:51 - 19 Qershor, 2021

schedule 14:51 - 19 Qershor, 2021

Një aeroplan tip L-410 është rrëzuar disa minuta pas ngritjes nga aeroporti Tanay në rrethin Kemerovo në Rusi. Për pasojë, nëntë persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në bordin e aeroplanit ndodheshin 24 persona, dy pilotët dhe parashutistë. Aeroplani u ngrit pa probleme nga aeroporti, por disa minuta më vonë piloti dërgoi një sinjal se njëri nga motorët ishte fikur.

Sipas shërbimeve mjekësore, mes 15 të plagosurve, katër ishin në gjendje të rëndë dhe 11 në gjendje të lehtë. Aeroplani i rrëzuar i përket Kompanisë së Ndihmës Vullnetare të Ushtrisë Ruse, Forcave Ajrore dhe Marinës (DOSAAF), ndërsa mbante parashutistë nga qendra e trajnimit Kuzbass. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!