Rrëzohet aeroplani, ndërrojnë jetë dy sportistët

schedule08:20 - 1 Qershor, 2020

schedule 08:20 - 1 Qershor, 2020

Dy notarët e rinj italian, Fabio Lombini dhe Giole Roseti, kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e një defekti në aeroplanin e vogël me të cilin ishin duke fluturuar, nga pista e një shkolle mësimore për pilotë në Netuno.

Mediat italiane raportojnë se 2 notarët profesionistë sapo kishin marrë edhe patentën e aeroplanit teksa ishin duke fluturuar me një aeroplan të markës P92S që ishte në pronësi të Rosetit.

Mësohet se pas defektit aeroplani ka rënë në tokë dhe ka shpërthyer duke i marrë jetë tragjikisht 2 sportistëve të rinj, 22 dhe 23 vjeç.