Rrëzohen dy shtylla të tensionit të lartë, ndërpritet energjia elektrike në disa fshatra

schedule19:01 - 19 Shtator, 2019

schedule 19:01 - 19 Shtator, 2019

Dy shtylla të tensionit të lartë janë rrëzuar nga moti i keq në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Korçë-Voskopojë. Kabllot e shtyllave që ndodheshin buzë rrugës kanë rënë mbi një automjet që ishte duke lëvizur në drejtim të Voskopojës.

Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Për shkak të dëmtimit të shtyllave është ndërprerë energjia elektrike në disa fshatra përgjatë rrugës Korçë-Voskopojë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!