Dy dronë janë rrëzuar në një nga rrugët kryesore të Moskës. Mediat e huaja shkruajnë se lajmi është konfirmuar nga gurvenatori i rajonit rus Kaluga, që gjendet në jug të Moskës, ku ka thënë se mëngjesin e sotëm janë rrëzuar dy dronë në autostradën M3 në afërsi të qyteteve Zhidra dhe Duminich.
Guvernatori Vladislav Shapsha bëri të ditur se me rastin e rrëzimit të dronëve, nuk është regjistruar ndonjë shpërthim. Në anën tjetër nga frika se mund të ketë tjerë, autoritetet kanë mbyllur këtë zonë për qarkullim dhe po hetojnë rastin.
In the #Kaluga region, two unknown drones fell on the M3 “Ukraine” highway. The devices did not detonate, the road is currently blocked. pic.twitter.com/Cqrrc96PWc
— NEXTA (@nexta_tv) June 5, 2023
Deri më tani ukrainasit nuk kanë komentuar pretendimet e rusëve, e as që kanë marrë përgjegjësinë për ndonjë sulm të mundshëm brenda territorit rus.
Ndërkohë kujtojmë që një batalion i vullnetarëve rusë që luftojnë përkrah ukrainasve, janë futur disa herë brenda territorit rus përkatësisht në Belgorod që kufizohet me Ukrainën. /abcnews.al