Rrëzohen akuzat ndaj kryeministrit çek

schedule13:45 - 14 Shtator, 2019

schedule 13:45 - 14 Shtator, 2019

Janë rrëzuar akuzat kundër kryeministrit çek Andrej Babis, i cili akuzohej për mashtrim. Sipas policisë, kreu i ekzekutivit ka përfituar dy milionë euro nga fonde europiane të destinuara për ndërtimin e një qendre pritjeje në periferi të kryeqytetit.

Prokuroria e Pragës ka arkivuar akuzat kundër kryeministrit çek Andrej Babis, i cili akuzohej për mashtrim. Sipas policisë, miliarderi ka përfituar dy milionë euro subvencione europiane të destinuara për ndërtimin e një qendreje pritjeje, dhjetë vjet më parë, në periferi të kryeqytetit.

Sipas hetuesve kompleksi i ndërtuar nuk përputhej me të dhënat pasi ndodhej në orbitën e gjigandit industrial Agrofert, në atë kohë në pronësi të Babis. Ky i fundit e kishte zgjidhur problemin duke i kaluar pronësinë të afërmve të tij. Gjithsesi, gjykata vendosi se provat konfirmojnë që bëhej fjalë për një sipërmarrje të pavarur e cila korrespondonte me kërkesat. Por fjala e fundit i takon Prokurorit të Përgjithshëm.

Në pranverë, Praga u përfshi nga një valë protestash anti-qeveritare ku morën pjesë një numër shumë i madh manifestuesish, të cilët kërkonin dorëheqjen e kryeministrit. Në një nga protestat morën pjesë 250 mijë persona, një rekord që pas rënies së regjimit komunist. Gjithsesi Babis dhe pse me një mazhorancë të brishtë në parlament, vijon të qëndrojë në pushtet dhe partia e tij është e para në vend./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!