Rreziqet nga pickimet/ Merimangat, mjekët: Ata që punojnë në bujqësi të kenë kujdes

schedule15:26 - 2 Qershor, 2023

schedule 15:26 - 2 Qershor, 2023

Fermerët  të përdorin maska, doreza dhe çizme gjatë punëve në bujqësi.

Këshilla vjen nga mjekët toksikolgë në Fier të cilët thonë se  me rritjen e temperaturave shtohet rreziku  i pickimit nga zvarranikët e merimanga e zezë.

Helmimi prej tyre  çon deri në rrezik për jetën.

“Gjatë majit kemi patur 4- 5 raste se temperturat kanë qëne të  freskëta. Më të rrezikshme janë pickimet nga merimanga e zezë e cila ndodhet në depot e vegla dhe ara  duhet të ruhen se kanë rrezikshmëri për jetën”

Zonat me rrezik më të lartë janë ato kodrinore.

Vitin e shkuar sipas mjekëve nuk kanë munguar rastet e rënda për shkak të pickimit nga zvarranikët dhe merimanga e zezë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!