Dermatologia: Kur duhet të ekspozoheni ndaj rrezeve të diellit dhe si të mbroheni

schedule10:05 - 3 Korrik, 2020

schedule 10:05 - 3 Korrik, 2020

Dermatologia Violeta Dajci dhe farmacistja Klea Mustafa ishin të ftuara në emisionin e mëngjesit për të folur për rrezikun që vjen nga ekspozimi i tepërt ndaj diellit. Dajci tha se ekspozimi në orët e para të mëngjesit, duke filluar nga ora 7 deri në 10 janë të shëndetshme, pasi këto rreze veprojnë më pas edhe si një barrierë për të shmagur djegien e lëkurës.

Duhet të dimë si t’i marrim dhe kur t’i marrim rrezet e diellit. Rrezet e diellit të mëngjesit UVB janë të shëndetshme për organizmin duke filluar nga mosha zero deri në 100. Që nga ora 7 e mëngjesit rrezet e diellit do të ishin shumë të mira sidomos për fëmijët e vegjël sepse nuk kanë efekt dëmtues.  Këto rreze duke krijuar një filtër përveçse krijon Vitaminën D, formojnë një shtresë që shërben si filtër për të mos lejuar rrezet e dëmshme të mëvonshme të djegin lëkurën dhe më pas shkaktojnë kancerin. “, tha dermatologia.

Pavarësisht se ekzistojnë lloje të ndryshme kremrash për çdo lloj lëkure, është e nevojshme konsultimi me një dermatolog tha Dajci, për të përcaktuar tipin e fytyrës apo të trupit.  Ndërkohë, farmacistja Klea Mustafa duke folur për benefitet e vajrave bimorë, theksoi se për të krijuar një mbrojtës sa më natyral me vajra është e rëndësishme që të bëhet një kombinim i tyre për një mbrojtje sa më të lartë.

Vajzave esencialë iu ka falur natyra një masë mbrojtëse, secili prej tyre ka një SPF të caktuar, por nëse përziejmë disa lloje vajrash mund të krijojmë një mbrojtje për lëkurën dikur tek 15 SPF. Unë tek kremi i nxirjes ofroj këtë lloj marzhi me SPF 15 për të evidentuar këto probleme si kanceri i lëkurës.”, theksoi farmacistja.

Përsa i përket metodave popullore që njerëzit përdorin për t’u nxirë, siç është vaji i ullirit, Klea tha se pavarësisht se ky vaj është shumë funksional, duhet të kombinohet me produkte të tjera për të krijuar barrierën e duhur mbrojtëse. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!