Rrëzimi i Qeverisë, në dorë të koalicionit

schedule09:13 - 10 Prill, 2018

schedule 09:13 - 10 Prill, 2018

Ndonëse LDK-ja ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do t’i nisë procedurat për ngritjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë, një gjë të tillë nuk do të mundë ta bëjë pa mbështetjen e partive të koalicionit, veçanërisht të PDK-së.

Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se pjesa tjetër e opozitës aktualisht nuk ka synim të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Nga ana tjetër, përderisa Lëvizja “Vetëvendosje” tashmë ka njoftuar se nuk do ta mbështesë LDK-në në të tilla iniciativa, nga Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP) kanë thënë se fillimisht do ta shohin se ç’përmban mocioni e tek pastaj do të vendosin se si do të veprojnë, shkruan gazetaZëri.

Megjithatë, përfaqësuesit e GDP-së kanë ritheksuar se do ta ndihmojnë Qeverinë për kalimin e ligjeve që janë në të mirë të vendit.

Ndërkaq pavarësisht paralajmërimeve për rrëzim të Qeverisë, nga koalicioni shprehen të vendosur se do të vazhdojnë të funksionojnë edhe më tutje.

Sipas tyre, LDK-ja nuk i ka votat për ta realizuar synimin e saj. /Klan Kosova

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!