Rrëzimi i pallatit, rritet numri i viktimave në Rusi

schedule12:56 - 3 Janar, 2019

schedule 12:56 - 3 Janar, 2019

Temperaturat në minus 27 gradë, po pengojnë zjarrfikësit në Rusi të cilët po kërkojnë ende për të mbijetuar në rrënojat e pallatit 10 katësh të shembur si pasojë e një shpërthimi nga rrjedhja e gazit. Deri tani viktimat e verifikuara janë 28.

Është 28 numri i viktimave si pasojë e rrëzimit të një pallati në Rusi, ndërsa mes tyre rezultojnë dhe dy fëmijë. Ndërhyrja e shpejtë shpresonte të gjente të mbijetuar të therë në rrënojat e ndërtesës 10 katëshe, e cila u shemb si pasojë e një shpërthimi të shkaktuar nga rrjedhja e gazit. 13 persona rezultojnë ende të zhdukur ndërsa temperaturat kanë zbritur në minus 27 gradë.

Të martën përpjekjet e zjarrfikësve u shpërblyen kur nga rrënojat u nxorr i gjallë një fëmijë 10 muajsh, i cili u bashkua me nënën e tij në spital. Gjashtë persona përfshirë dy fëmijë të tjerëu shpëtuan. Shpërthimi shkatërroi ndërtesën 10 katëshe në qytezën industrial 1700 kilometra në lindje të Moskës në orët e para të së hënës, duke thyer dhe disa xhama të ndërtesave pranë. Në pallat jetonin 1100 persona dhe pjesa më e madhe e tyre kanë mbetur pa shtëpi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!