Rrëzimi i helikopterit në Iran/ Osmani: Vdekja e presidentit ishte aksident apo…

schedule09:31 - 21 Maj, 2024

schedule 09:31 - 21 Maj, 2024

Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi, vdiq në një aksident me helikopter në moshën 63-vjeçare. Ministri i Jashtëm i vendit dhe shtatë të tjerë u vranë gjithashtu pas përplasjes në një zonë të largët malore të veriperëndimit të Iranit.

Ky lajm ka tronditur të gjitha mediat botërore, duke hedhur dhe hipoteza të ndryshme se si mund të ketë ndodhur kjo tragjedi.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, publicisti Kreshnik Osmani ka ndarë detaje se si ka ndodhur ngjarja, kush mund ta zëvëndesojë dhe deri te zgjedhjet që do të mbahen pas 51 ditësh në Iran.

“Lajmet e para të sigurta janë që të nëntë personat janë gjetur të karbonizuar.

Presidenti Reisi ka qene nga liderët e linjës së ashpër konservatore. Padiskutim ka qene i përfshirë në linjën e drejtësisë dhe është konsideruar si personazh i linjës së ashpër.  Është konsideruar shumë i ashpër në lidhje me kundërshtarët. Pavarësisht në cilat pista që nuk mund të ketë ndodhur, nuk është hera e parë që diçka e tillë ka ndodhur për Iranin.

Helikopteri mund të ketë kaluar dhe një embargo, ana tjetër është linja e ashpër që do të kishte pasur presidenti atë ditë, që nuk u realizua.

Mos të harrojmë që Irani ka shumë armiq në rajon, në Siri, ka ndikim të fortë dhe kjo e bën të ekspozuara ndaj sulmeve. Nuk pritet ndonjë surprizë e madhe, zv.presidenti që pritet të vijë tani konsiderohet një nga gjinitë, si truri ekonomik. Ai do e zëvendësoi për një periudhë 50 ditore”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!