Rrëzimi i dronit amerikan në Detin e Zi, reagon Britania: Rusia duhet të respektojë hapësirën ajrore ndërkombëtare

schedule09:24 - 15 Mars, 2023

schedule 09:24 - 15 Mars, 2023

Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha se Moska duhet të respektojë hapësirën ajrore ndërkombëtare, pas akuzës së SHBA- së se Forcat Ajrore Ruse rrëzuan një dron amerikan në Detin e Zi.

Sipas Komandës Europiane të Ushtrisë Amerikane, incidenti ishte rezultat i një “përgjimi të pasigurt dhe joprofesional” nga një avion rus.

Në Moskë, Ministria e Mbrojtjes hodhi poshtë versionin amerikan të ngjarjeve. Ai tha se UAV-ja u rrëzua në Detin e Zi, afër gadishullit të Krimesë, për shkak të një manovre të rrezikshme dhe se nuk u godit kurrë nga një avion rus.

Ai sqaroi se avionët luftarakë rusë u dërguan për të identifikuar një objekt të panjohur që kërcënonte të shkelte hapësirën ajrore ruse.

Avionët rusë nuk përdorën armët e tyre dhe nuk patën kontakt me mjetin ajror pa pilot, duke u kthyer të sigurt në bazën e tyre, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Avionët e tipit MQ-9 përdoren kryesisht për zbulim, por gjithashtu mund të mbajnë armë dhe të kenë edhe kundërmasa. Ata kanë sensorë të aftë për të mbuluar zona të mëdha.

Pentagoni nuk ka specifikuar, të paktën deri më tani, se cili ishte misioni i UAV-së dhe as nëse ishte i armatosur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!