Rrëzimi i avionit në Rinas, TIA: Brenda kishte 4 persona, mes tyre dy fëmijë

schedule18:45 - 28 Shtator, 2021

schedule 18:45 - 28 Shtator, 2021

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në pistën e avionëve ku një avion i vogël model Beechcraft u rrëzua.

Sipas TIAS ngjarja u regjistrua në orën 16:15 të datës 28 Shtator 2021, ku avioni me regjistrim zviceran HB-EFH, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave.

Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë.

Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit në zonën e pistës, avioni u zhvendos nga pista, si pasojë, operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta.

Ndërkohë njoftohet se fluturimet rifilluan./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!