Të 72 personat në bordin e avionit që u rrëzua sot në Nepal kanë vdekur, sipas stacionit televiziv indian News 18. Në avion kishte 68 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. 53 persona ishin nepalezë, 5 indianë, 4 rusë, një irlandez, 2 korean, 1 argjentinas dhe një shtetas francez ishin në bord.
Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe aeroporti është mbyllur për momentin. Dhjetëra ekipe shpëtimi vazhdojnë të kërkojnë zonën ku u rrëzua avioni , i cili kishte nisur fluturimin nga kryeqyteti Katmandu. “Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar,” tha Jagannath Nirula, zëdhënës i Shërbimit të Aviacionit Civil të Nepalit.
Scenes from the crash have been posted by Nepal press over social media. https://t.co/XJUGzmDES6
Video Credit: @NepalPressnp#YetiAirlines #Pokhara #YT691 #Nepal #AvGeek pic.twitter.com/wyE556IfNY
— AviationSource (@AvSourceNews) January 15, 2023
Përplasjet ajrore nuk janë të rralla në Nepal, ku ndodhen tetë nga 14 malet më të larta në botë, përfshirë malin Everest, pasi moti mund të ndryshojë papritur dhe kushtet mund të jenë të rrezikshme. Kryeministri i vendit, Pushpa Kamal Dahal thirri një mbledhje urgjente të kabinetit pas rrëzimit të avionit.
?#Nepal में खराब मौसम के कारण प्लेन क्रैश… https://t.co/PmFfai2Vsk pic.twitter.com/HHX1NddqkN
— Kreately.in (@KreatelyMedia) January 15, 2023
/abcnews.al