Rrëzimi i avionit ku udhëtonte Prigozhin, reagon Biden: Nuk e di në fakt se çfarë ndodhi, por nuk jam i befasuar

schedule22:03 - 23 Gusht, 2023

schedule 22:03 - 23 Gusht, 2023

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai “nuk është i befasuar” nga lajmi i rrëzimit të avionit në Rusi.

“Nëse ju e mbani mend kur më pyetët për Prigozhin, thashë se ai duhet të ketë kujdes se çfarë pi dhe se ku shkon. Nuk e di me të vërtetë se çfarë ndodhi, por unë nuk jam i befasuar”, tha ai.

Ai tha se “nuk dinte mjaftueshëm” për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëtejshme mbi këtë çështje.