Rrezikuan burgun, vëllezërit Veshaj dalin para gjykatës

schedule11:30 - 12 Maj, 2022

schedule 11:30 - 12 Maj, 2022

Donald dhe Romeo Veshaj do të dalin para Gjykatës së Lartë më 27 maj për një ngjarje që ka ndodhur pesë vite më parë. Vëllezërit binjakë janë dënuar në vitin 2017 nga gjykata e Vlorës për veprën penale plagosje e rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim.

Prokuroria e Vlorës ka dërguar rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit e ka regjistruar rekursin dhe ka caktuar si datën e seancës së parë 27 majin. Nuk dihet se për çfarë rasti bëhet fjalë pasi duket se ngjarja ka kaluar në heshtje.

Donald dhe Romeo Veshaj janë kthyer në emrat më të përfolur pas përfundimit të Big Brother. Donaldi është kthyer në kryefjalën e mediave pas ngjarjeve që ndodhën brenda shtëpisë së famshme, nga puthja me Bora Zemanin te lidhja me Beatrix Ramosaj.

Por çfarë parashikon “Neni 88” për “Plagosjen e rëndë me dashje”?

Plagosja e kryer me dashje që ka sjellë si pasojë gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim tjetër të përhershëm të shëndetit, ndërprerjen e shtatzënisë, ose ka qenë e rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të saj, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur është kryer kundër disa personave, kundër personit që është bashkëshort, ish bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, ose kur ka sjellë si pasojë vdekjen, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!