Në datat 29 dhe 30 prill 2022, u bë në Selanik marrja e 130 Mjeteve të Zbulimit me Rrota të Blinduara (TTOA-ASV) M1117 , të cilat i shtohen 44 -ve të marra në dhjetor 2021.
M1117 i ofrohen përmes programit të SHBA- së Excess Defense Arts (EDA) dhe përdoren në misione zbulimi dhe vëzhgimi, duke rritur ndjeshëm aftësitë operacionale të Ushtrisë, për shkak të fleksibilitetit dhe armaturës së përmirësuar të tyre. Marrja e TTOA M1117 do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme siç është planifikuar.
Kjo armatosje vjen në një situtaë tepër të tensionuar mes Turqisë dhe Greqisë. Avionë turq kanë shkelur disa herë hapsirën ajrore duke fluturuar mbi ishujt grek. /abcnews.al/