Rreziku nga raketat e SHBA, Putin: Do t’i përgjigjemi çdo kërcënimi

schedule22:45 - 21 Shkurt, 2019

schedule 22:45 - 21 Shkurt, 2019

Në fjalimin vjetor përpara ligjvënësve të Dumës ruse, presidenti Vladimir Putin ka paralajmëruar Perëndimin se me raketat e tij do të godasë qendrat e vendimmarrjes politike nëse aprovohen strategji kundër Rusisë.

Në fjalimin vjetor të mbajtur përpara dy dhomave të Parlamentit rus, presidenti Vladimir Putin pati mundësinë të stimulojë qeverinë e tij, ta nxisë për të patur më shumë kurajë dhe natyrisht për të realizuar objektivat e planit kombëtar të zhvillimit. Por krahas këtyre, Cari i Rusisë moderne u ka kërkuar ministrave dhe ligjvënësve që t’i drejtojnë botës mesazhe të prera, se Rusia është pro paqes, por nuk do të mendohet dy herë kur do të jetë nevoja për të reaguar. Këtu kreu i Kremlinit i është referuar mundësisë që Shtetet e Bashkuara të vendosin raketa në Europë, një lëvizje që sipas tij do të kthejë në objektiva jo vetëm vetë raketat, por edhe vendet ku do të merren vendimet politike.

Një deklaratë kjo që lë hapur një seri skenarësh të ndryshëm dhe bën që të parashtrohet pyetja, cilat qytete do të godasë Rusia? Londrën, Brukselin, apo Uashingtonin? Ajo që dihet me siguri është se Putin u ka bërë thirrje amerikanëve të llogarisin fuqinë e raketave të tij të reja hipersonike.

“Moska nuk do të dorëzohet kurrë përpara dëshirës për dominim global të Shteteve të Bashkuara dhe do të marrë gjithmonë masa për t’i bërë kontrast Amerikës”, ka thënë Putin. Putin ka përmendur rastin e mburojës anti-raketë që amerikanët ngritën në Europë dhe raketat në gjendje që ta përshkojnë atë që prodhoi Moska në vitet e fundit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!