Në emisionin “Sheshi i Dollarit”, në ABC News, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike të Shqipërisë (AKCESK), Igli Tafa foli për rrezikun nga hekerat dhe sigurinë e bankave.
Tafa u shpreh se investimi teknologjik dhe ai njerëzor janë dy elemente të domosdoshëm për çështjen e sigurisë së bankave.
Më tej ai u ndal te bankat, ku tha se prej disa vitesh janë klasifikuar si ‘infrastruktura kritike’, teksa argumentoi se kanë impakt të madhe në jetën e qytetarëve.
“I vetëm nuk mund të jesh kurrë i sigurt. Pse? Sepse të kërkohet të mbushësh boshllëqet që klasifikohen ne dy kategori. Në sigurinë kibernetike investimi është i vazhdueshëm. Një sistem, aplikacion, pajisje sigurisë, të sigurt sot që nesër është gjetur një mënyrë për t’iu thyer. Duhet që të gjithë këto institucione që punojnë si ishuj të pavarur të jenë një grusht i bashkuar dhe të ndërkohë ajo që i grupin këto lloj institucionesh që më pas i vendos në mbikëqyrje. Nëse nuk do jenë bashkë, sikurse çdo gjë është vetëm, do jemi të prekur. Investimet teknologjike, në kapacitetet njerëzore, ne jemi një vend i vogël dhe mundësitë e vendit tonë janë të kufizuara. Sot edhe Amerika ka nevojë për ekspertë. Investimi teknologjik dhe ai njerëzor janë dy element që rregullohen duke qenë nën koordinim dhe bashkë.
Bankat janë prej disa vitesh pjesë e klasifikuar si infrastruktura kritike. Po ashtu edhe institucionet e kredisë, pasi impakti që kanë në jetën e qytetarëve është shumë i madh.”, u shpreh Tafa.
/abcnews.al