“Merrni masa që tani në rast se nuk mbyllet sezoni. Duhet të mendoni për plan B e plan C, pasi nuk ka asnjë garanci”, u shpreh Vincenzo Spadafora, Ministri i Sportit në Itali. Një paralajmërim për Federatën Italiane të Futbollit dhe Lega Serie A.
Numri i të prekurve me COVID-19 në Itali po rritet, ndërkohë që sipas asaj që shkruan Corriere dello Sport, dhe mbylla e kampionatit përmes një faze “play-off” është menduar. Gazeta italiane zbulon edhe detajet.
Në fazën play-off do të marrin pjesë 12 skuadrat e para në renditje. Ato do të ndahen në dy grupe me nga skuadra dhe do të luhen 10 ndeshje, 5 brenda e 5 jashtë. Dy të parat e secilit grup kualifikohen në gjysmëfinale të titullit kampion.
Më pas luajnë nga një ndeshje mes tyre, ku përcaktohen dy ekipet finaliste dhe më pas luhet sfida vendimtare për titullin kampion në Serie A. Ky është plani për momentin, në rast se do të ketë një mbyllje të dytë të Italisë. / abcnews.al