Rreziku i kriptomonedhave, Ndreca: Paratë digjitale më të gjurmueshme se ato cash

schedule14:39 - 1 Qershor, 2023

schedule 14:39 - 1 Qershor, 2023

Ekspert i tregut te kriptomonedhave, Henri Ndreca këtë të enjte ka qenë i ftuar te “Sheshi I Dollarit”, ku ka dhënë detaje në lidhje me tregun e monedhave digjitale.

Ndreca në intervistën e tij ka theksuar se hapi i parë drejt këtij tregu ka qenë në moshën 16 vjeç ku dhe ky lloj tregu nuk ishte shumë i njohur në botë.

Ai ndër të tjera është shprehur se vendi ynë nuk është se ka një reputacion të sigurtë në këtë drejtim ndaj edhe bursat e huaja e kanë të vështirë që të pranojnë përdoruesit shqiptarë.

Rrugëtimi i parë ka qenë në moshën 16 vjeçare në vitin 2013 kur nuk ishte shumë  i njohur, dhe transaksioni i parë ka qenë mes meje dhe një miku. Në 2017 dhe 2018 mënyra që unë u futa në treg ishte përmes një karte kreditë, ku unë bleva kriptomonedhën. Më pyesnin shumë se nuk mund të blejnë dot se bursat e huaja nuk i pranojnë përdoruesit nga Shqipëria.

Kjo ka të bëjë me faktin se bursat e huaja kanë një reputacion të mirë dhe duke ditur se Shqipëria akoma nuk është e rregulluar për të marrë licencë e marrin një vendim të tillë për të mos rriskuar.

Prodhimi dhe përdorimi i pajisjeve që gjenerojnë këto lloj asetesh në Shqipëri momentalisht pjesa e tregtisë njerëzit do të shkëmbejnë me njëri tjetrin. Ekziston një treg informal. Procedura është se nëse keni një portofol digjital me një skanim të kodit ju kaloj shumën që dëshironi, por shuma është më e vogël, se në kartat e kreditit.

Për mendimin tim për investitorin mesatar nuk ja vlen të investosh përsa kohë sa shteti jonë nuk ka një rregullator për këtë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai është shprehur se personat që merren me bitcoin janë persona entuziastë dhe që besojnë te ardhmja që ato do të sjellin.

Gjithashtu ai ka theksuar faktin se personat që janë të shtresës së mesme është më mirë që të mos investojnë në këtë drejtim pasi kanë më shumë rrezik që të bëhen pjesë e piramidave.

“Ka entuziast si unë, ka persona që kanë vite që i ndjekin dhe besojnë te e ardhmja që mund të sjellë kjo industri, në të njëjtën mënyrë siç u prodhua internet dhe vlera spekulative qëndron në faktin se kriptot janë e ardhmja. Ka qenë një periudhë 2020 dhe 2021 ku çdo shtet në botë filloi që të printonte para dhe u rrit shumë vlera e monedhës duke bërë që shumë njerëz të bien në kurthin e bixhozit. Këto monedha janë më të gjurmueshme se paraja kesh por është e rëndësishme që të ketë një mënyrë të sofistifikuar. Ky transaksion mund të gjurmohet dhe mund të ndiqet , në Shqipëri është kjo lloj klani që një strukturë e tillë të ngrihet.

Në vendin tonë nuk ka bankomat bitcoini. Pika më e fortë për investimin në kriptovalutave është mënyra e funksionimit , mënyra sesi do e blejë investitori, projekti kush fshihet pas projektit pasi rrisqet e piramidave janë të mëdha ndaj nuk sugjeroj që një investitor mesatar të futet në këtë rrjet.

Unë e kuptoj arsyen se pse organet ligjvënëse kanë ndërtuar një marrëdhënie strikte, duke bërë që të stepen bizneset, një pjesë ka qenë kriteret e shumta dhe një pikë e dytë është edukimi I tregut shqiptar mbi asetet. Duke qenë se shqiptarët nuk investojnë në aksione mund të jetë parë dhe më i sigurt në këtë drejtim”, është shprehur Ndreca.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!