Rreziku i Covid-19 në stadiume, Gjermania mendon të kthejë biletat e ndeshjes me Anglinë

schedule14:58 - 24 Qershor, 2021

schedule 14:58 - 24 Qershor, 2021

Më datë 29 qershor në “Wembley” luhet Angli-Gjermani, e vlefshme për 1/8-at e Kampionatit Europian. Në “Wembley” është planifikuar të jenë mijëra tifozë nga të dy vendet, por në Gjermani kanë shpërthyer debatet.

Pak ditë më parë kancelarja Angela Merkel bëri thirrje për të pasur më shumë kujdes për tifozët në stadiume dhe e cilësoi si të nxituar vendimin e Hungarisë apo Danimarkës për të mbushur stadiumet me kapacitet të plotë.

Në Gjermani e kanë ende seriozisht me virusin dhe së fundmi po mendohet që të tifozëve gjermanë të mos u vihen në dispozicion bileta për ndeshjen me Anglinë, pra biletat e vëna në dispozicion të Gjermanisë t’i kthehen UEFA-s.

E gjithë kjo ndodh për të shmangur një tjetër valë infektimesh, që do i kushtonte vendit shumë ekonomikisht. Të njëjtin veprim më parë e ka bërë edhe Austria. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!