Rreziku është i madh, çfarë mund ta shkaktojë vdekjen e papritur gjatë seksit?

schedule22:32 - 22 Nëntor, 2022

schedule 22:32 - 22 Nëntor, 2022

Një studim i bërë nga Universiteti George të Londër, raporton se vdekjet e papritura për shkak të problemeve me zemrën që ndodhin gjatë ose menjëherë pas marrëdhënies seksuale mund të mos jenë një fenomen ekskluziv për burrat e moshuar.

Studimi, i cili hetoi 6,847 raste të vdekjes së papritur, zbuloi se 17 prej tyre, një normë prej 0.2%, ndodhën ose gjatë seksit ose brenda një ore pas marrëdhënies seksuale.

Sipas një artikulli të botuar në “The Conversation” nga David Gage, një pedagog i patologjisë kimike në Universitetin e Westminsterit, mosha mesatare e atyre që vdiqën ishte 38 vjeç, me 35% të rasteve që përfshinin gra.

Ndërkohë, një studim i mëparshëm mjeko-ligjor në Gjermani, i cili vlerësoi rreth 32,000 raste të vdekjeve të papritura gjatë një periudhe 33-vjeçare, tregoi se 0.2% e tyre u regjistruan gjatë aktivitetit seksual, ku pjesa më e madhe e të vdekurve ishin meshkuj, mesatarisht 59 vjeç dhe shkaku më i zakonshëm i vdekjes është sulmi në zemër, thekson Gage, duke shtuar se studimet e vdekjes së papritur kardiake dhe aktivitetit seksual në SHBA, Francë dhe Korenë e Jugut kanë treguar përfundime të ngjashme.

Dy shkaqet

Vdekjet e raportuara në hulumtimin e ri zakonisht nuk shkaktoheshin zemra “siç shihet tek të moshuarit”, me dy shkaqet më të zakonshme që janë sindroma e vdekjes së papritur aritmike 53% dhe diseksioni i aortës 12%.

Hulumtimi tregon se vdekja e papritur kardiake tek njerëzit nën 50 vjeç shkaktohet kryesisht nga sindroma e papritur e vdekjes aritmike ose kardiomiopatitë dhe se të rriturit më të rinj me këto kushte duhet të kërkojnë këshilla mjekësore për “rrezikun që lidhet me aktivitetin seksual”, siç shkruan Gage./abcnews.al