“Rreziku Dodik” për Ballkanin/ Eksperti i Sigurisë: Qasja e tij, provokim për konflikt dhe përçarje në Bosnjë dhe Hercegovinë

schedule17:21 - 24 Prill, 2025

schedule 17:21 - 24 Prill, 2025

Eksperti i Sigurisë, Arben Dashevci u shpreh se Dodik dhe qasja e tij është tashmë një rrezik për konflikt në Ballkan.

Gjatë një intervistë në emisionin “Balkan Update” në Abc News, eksperti i Sigurisë, shtoi se Dodik është i dënuar dhe i sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit, dhe se me veprimet e tij po provokon shtetin e Bosnjë dhe Hercegovinës.

“Është i dënuar , i sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit, dhe këto veprime që bën janë një provokim për Bosnjë dhe Hercegovinën dhe për Ballkanin. Dodik, dhe çdo qasje e tij në Republikën e Bosnjë Hercegovinën e marr provokim, sepse po e provokon atë shtet. Dhe nuk po respekton marrëveshjen e Dejtonit, për të cilën është i detyruar ta bëjë”, tha ai.

Gjatë intervistës, eksperti Dashevci nënvizoi se Dodik gjithmonë ka qenë iniciuesi i tensioneve dhe se sipas tij rrezikon përçarjen e Bosnjës. Po ashtu theksoi se presioni i SHBA është vendimtar sepse ky person me dirigjuesin në Rusi, po sfidon marrëveshjen e Dejtonit.

“Sipas mendimit tim, do të marrë pjesë në Rusi më 9 maj. Ky është i frymëzuar dhe i merr urdhrat nga dirigjuesi që në këtë rast është Rusia. Duke pasur parasysh se asnjë sukses të vetëm nuk  e ka në Republikën e Kosovës, sepse e ka treguar se ata që kanë përkrahur politikën e Putinit kanë dëshmuar”, shtoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!