Hirving Lozano ia ka hedhur mirë pas dëmtimit të pësuar me Meksikën gjatë verës. Fubtollisti i Napolit mori një goditje dhe u nxor jashtë me barrelë, për të vijuar më pas me kontrollet e specializuara në spital.
Meksikani tregon se kishte rrezikuar të të humbte jetën, ose të paralizohej. Për “ESPN” ai ka deklaruar së fundmi se kishte shumë frikë në ato momente dhe mendja I kishte shkuar direkt te familja.
“Shumë doktorë më thanë se mund të humbisja jetën dhe ndihesha i frikësuar. Mund të lija fëmijët dhe gruan time vetëm. Ishte një goditje e fortë dhe më bëri të mendoja për shumë gjëra”,
“Ishte një dëmtim i rëndë, por fatmirësisht kaloi pa pasoja”, tha ai. “Pak më në të majtë ose në të djathtë të ishte goditja, mund të isha paralizuar ose të humbisja njërin sy. Isha në ankth dhe ishte e komplikuar. Ndjeva shumë frikë, por gruaja ishte aty për të më mbështetur”. / abcnews.al