Rrezikonin mbytjen, shpëtohen 117 emigrantë nga Libia

schedule18:31 - 17 Qershor, 2023

schedule 18:31 - 17 Qershor, 2023

Organizata joqeveritare spanjolle Open Arms njoftoi se shpëtoi 117 emigrantë të cilët në një varkë që vinin nga Libia.

Në njoftim organizata joqeveritare thekson se mes të shpëtuarve ishin 25 gra dhe një djalë tre vjeçar dhe se ata vinin kryesisht nga Eritrea, Sudani dhe Libia.

Operacioni i shpëtimit u zhvillua në ujërat ndërkombëtare 30 km nga bregu libian pasi anija lundroi nga porti i Sambratha pas mesnate, sipas deklaratës së OJQ-së.

Gjendja shëndetësore e të gjithë pasagjerëve është duke u vlerësuar në anijen Open Arms, njoftoi organizata, pa dhënë detaje të mëtejshme se ku do të transportohen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!