Rrezikon të vdesë kinezja që u burgos për filmimet në Wuhan

schedule13:01 - 5 Nëntor, 2021

schedule 13:01 - 5 Nëntor, 2021

Gazetarja kineze Zhang Zhan, e cila ndodhet në burg pasi ka filmuar karantinën në Wuhan, qyteti i parë në botë që u godit nga COVID-19, rrezikon të vdesë, ka paralajmëruar familja e saj.

Zhang, 38 vjeçe, është në grevë urie pasi u dënua në fund të vitit 2020 me katër vjet burg për “nxitje të panikut te qytetarët”.

Zhang ka qenë në grevë urie dhe është ushqyer me forcë përmes tubave, i tha AFP-së në fillim të këtij viti ekipi i saj ligjor, i cili nuk kishte informacion mbi gjendjen e saj aktuale.

“Ajo mund të mos i mbijetojë dimrit të ftohtë që po vjen,” shkroi vëllai i saj Zhang Ju, duke shtuar se ai e kishte nxitur motrën e tij në letra që “të kujdeset për veten”.

Në shkurt të vitit 2020, 38-vjeçarja udhëtoi për në Wuhan, për të raportuar mbi situatën atje disa ditë pas vendosjes së karantinës në këtë metropol prej 11 milionë banorësh.

Imazhet e pacientëve të shtrirë në shtrat në një korridor spitalor të stërmbushur, që ajo publikoi dhanë një pamje të rrallë të kushteve shëndetësore që mbizotëronin në qytet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!