Skuadra e Skënderbeut po rrezikon seriozisht këtë vit rënien nga kategoria superiore. Humbja me Teutën me rezultatin 1-0, sfidë për javën e 18-të ka zemëruar tifozët e skuadrës korçare.
Për këtë situatë kanë reaguar edhe tifozët e Skënderbeut, që kanë paralajmëruar klubin dhe lojtarët për ndryshim.
E njëjta situatë ishte edhe para një sezoni, me tifozët që mësynë stërvitjen e ekipit. Ultrasit e Skënderbeut tregojnë se një gjë e tillë mund të ndodhë sërish, teksa këtë vit situata nuk ka për të qenë e qetë. Vendi i tetë në Superligë dhe forma “jo”, kanë nxehur situatën në Korçë.
Reagimi:
“Vazhdojnë prej kohësh rezultatet negative.
U bëjmë thirrje si presidentit, trajnerit apo dhe kapitenit që zotohen për ndryshim të reagojnë që në ndeshjen e javës. Mbështetja jonë nuk ka munguar, por zhgënjimi në disa ndeshje ndaj kundërshtarve nën nesh flet shumë. Bëhet një vit që nga zbritja jonë në fushën e stërvitjes e cila shërbeu dhe ju filluat te merrni rezultate.
Jeni po të njëjtët, nëse vijmë përsëri mund të veprohet ndryshe, pasi po nënvlerësoni një qytet dhe një fanellë të rënde.
Reagoni që në ndeshjen e radhës, pasi Korça nuk ka për të qenë një qytet i QETË. Fanella e Skënderbeut është e rëndë”.
/f.a/abcnews.al