Rrezik për sigurinë ndërkombëtare, SHBA e gatshme për bisedime serioze me Iranin

schedule07:50 - 10 Janar, 2020

schedule 07:50 - 10 Janar, 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë të ditur se janë të gatshme për bisedime serioze me Iranin pas përshkallëzimit të tensioneve mes dy vendeve. Lajmin e ka konfirmuar vetë ambasadori amerikan në OKB, Kelly Craft.

“Jemi të gatshëm të angazhohemi pa parakushte në biseda serioze me Iranin, me qëllim parandalimin e rrezikut të mëtejshëm të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare ose përshkallëzimit nga ana e regjimit iranian”, deklaroi ambasadori amerikan në OKB Kelly Craft në një letër drejtuar kreut të OKB-së Antonio Guterres dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Washingtoni ka ndërmarrë veprime të caktuara në ushtrimin e së drejtës së tij për vetëmbrojtje”, tha më tej Craft për vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!