Rusia dhe Ukraina vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për bombardimin e termocentralit më të madh në Europë, Zaporizhzhia, teksa rreziku për një katastrofë bërthamore është më i mundshëm se kurrë.
Lexo edhe: Ekipi i OKB mbërrin në Kiev, nesër nis inspektimi në Zaporizhzhia
E gjithë kjo po ndodh ndërkohë që një ekip i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike pritet të mbërrijë në termocentral, për të vlerësuar situatën.
Frika për një aksident të mundshëm bërthamor u intensifikua nga fotot satelitore të publikuara nga Maxar Technologies, në të cilat tri vrima – ndoshta nga bombardimet – mund të shihen në çatinë e fabrikës.
Zyrtarët e stacionuar në Ukrainë nga Rusia thanë sot se një sulm raketor ukrainas shpërtheu një vrimë në çatinë e një objekti magazinimi të karburantit në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia. /abcnews.al