Mijëra banorëve të Sidneit u është kërkuar të evakuojnë shtëpitë e tyre sot pasi ekziston rreziku i përmbytjeve në periferi të qytetit më të madh të Australisë , i cili kohët e fundit goditur nga reshje të dendura shiu.
Rrugët janë të pakalueshme dhe të paktën 18 urdhra evakuimi janë lëshuar për zonat perëndimore të Sidneit, raportojnë mediet vendase.
“Kjo është një emergjencë kërcënuese për jetën,” paralajmëroi Stephanie Cook, ministre e emergjencës për Uellsin e Ri Jugor, kryeqyteti i të cilit është Sydney.
Cook paralajmëroi se njerëzit duhet “të përgatiten të evakuohen” menjëherë.
Diga Warragamba ka filluar të tejmbushet që prej orëve te para të mëngjesit të sotëm, theksoi ministrja e emergjencave.
Në Camden , një periferi jugperëndimore e Sidneit ku jetojnë më shumë se 100,000 njerëz, dyqanet dhe një pikë karburanti tashmë janë përmbytur.
Sipas shërbimeve të urgjencës, 29 persona janë shpëtuar në 24 orët e fundit, ndërsa janë bërë më shumë se 1400 thirrje për ndihmë.
Në 20 mars, njerëz vdiqën nga shirat e dendur që goditën Sidnein perëndimor./Abcnews.al/