Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rrezik nga katastrofa bërthamore në Zarpozhia? Ukraina thirrje banorëve të largohen nga qyteti

schedule18:53 - 7 Shtator, 2022

schedule 18:53 - 7 Shtator, 2022

Ukraina u bëri thirrje sot banorëve të zonave të pushtuara rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhia që të evakuojnë qytetin për sigurinë e tyre.

Moska dhe Kievi akuzojnë njëra-tjetrën për bombardimin e centralit bërthamor, më të madhin në Evropë, i cili rrezikon të shkaktojë një katastrofe bërthamore.

“U bëj thirrje banorëve të zonave ngjitur me termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias… dhe u them të evakuohen! Gjeni një mënyrë për të arritur në territorin e kontrolluar nga Ukraina ”, tha zëvendëskryeministrja Irina Vereshuk në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, shkruan The Guardian. 



Kryebashkiaku ukrainas i Enerhodarit, qyteti kryesor që i shërben centralit bërthamor, tha në një postim të veçantë në Telegram se qyteti është nën zjarr nga forcat ruse dhe se furnizimi i tij me energji elektrike është ndërprerë .

Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët dhe akuzon Kievin për bombardimin e centralit bërthamor./abcmews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!