Është thuajse drejt përfundimit rrethrrotullimi në det në ishujt Faroe. Ky investim ka nisur tre vite më parë.
Tunelet nënujore lidhin ishujt Streymoy dhe Eysturoy në një rrjet rreth 6.8 milje (11 km) të gjata. Rrjeti është planifikuar të hapet më 19 dhjetor.
Rrjeti i tuneleve do të vijë si lehtësim për banorët, duke shkurtuar kohën e udhëtimit midis kryeqytetit Tórshavn dhe Runavík, nga një orë e 14 minuta në vetëm 16 minuta.
Pika më e ulët e rrjetit të tunelit është 187 metra nën nivelin e detit. Rrethrrotullimi do të përmbajë vepra arti nga artisti Faroese Trondur Patursson.
Ata që përdorin tunelet do të kërkohet të paguajnë një tarifë pagese, 75 Krona daneze. Ndërsa vendasit do të paguajnë më lirë.
Sipas kontraktorëve NCC, tunelet janë investimi më i madh në infrastrukturë i bërë ndonjëherë në Ishujt Faroe, shkruan BBC, përcjell abcnews.al.
Një tunel tjetër është aktualisht në ndërtim e sipër, që lidh ishujt Sandoy dhe Streymoy.
Ishujt Faroe, të cilët janë në fakt një grumbull prej 18 ishujsh në Atlantikun e Veriut janë të vendosura midis Islandës dhe Norvegjisë dhe janë rajon autonom i Danimarkës.
g.v/abcnews.al