“Rrethimi” i Tom Kukës, një histori dashurie që thyen dogmën e besës në Shkodrën e 900- ës

schedule15:45 - 17 Nëntor, 2022

schedule 15:45 - 17 Nëntor, 2022

Nga Leontina Nika

Tom Kuka vjen pra lexuesit në edicionin e 25 të Panairit të Librit me romanin “ Rrethimi”.

Kryepersonazhi i librit fotografi Kolë Laca duhet të fiksojë gjëmën e qytetit të pushtuar e së bashku me kronikën e qytetit, edhe fatin e dashurisë së tij për Trinën. Në një intervistë për abc autori thotë se ky roman me sfond historik Shkodrën është një dashuri dhe qëllim për të hy në qytet nëpërmjet “ Rrethimit”

Shkodra e para një shekulli i ka shërbyer si sfond historik Tom Kukës për romanin “ Rrethimi” . Ky libër vjen në  duart e lexuesit për 110-vjetorin e Rrethimit të Shkodrës. Kjo për, Enkel Demin është një ndër ngjarjet më të rëndësishme, shpesh e lënë në harresë.

“Mua më tërheq fakti se si jetojnë njerëzit në rrethana të jashtëzakonshme. Rrethimi i Shkodrës, është një ndër pjesët më të jashtëzakonshme të historisë shqiptare, që nuk e di pse e përdorim rrallë. Është një ndër momentet që ka përcaktuar ekzistencën e shtetit shqiptar. Në një farë mënyre, ka qenë edhe kurbani për ekzistencën e popullit shqiptar,” thotë ai.

Ngjarjet zhvillohen në Shkodrën e fillim viteve 1900. Ku krahas predhave vrastare, qytetin e ka pllakosur edhe uria. Në këto rrethana, në luftën mes jetës e vdekjes, lind edhe dashuria mes Trinës, së premtume, dhe fotografit Kolë Laca.

Dogma e besës krijon edhe konfliktin mes heroit që i është premtuar Trina për nuse që në djep dhe vajzës që  thyen dogmën duke ndjekur besimin mbi dashurinë si institucion thekson autori.

Në këtë roman fiction historia vjen e shkrirë mirë me personazhet e epokës që autori i ka zhvendosur edhe në kohë.

Kol Laca njësohet me vetë autorin, pasi forca e një burri qëndron tek guximi i shfaqjes së dobësive, sesa të fshehja e tyre. Tom Kukën e “Rrethimit” lexuesi mund ta gjejë lehtësisht këto ditë në Panairin e Librit, për të folur e komunikuar drejtpërdrejt me lexuesin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!