Gati katër milionë rusë janë larguar nga vendi në tre muajt e parë të vitit 2022, sipas statistikave zyrtare të publikuara nga shërbimi federal i sigurisë së Rusisë (FSB), shkruan The Guardian.
Një total prej 3,880,679 rusë u larguan midis janarit dhe marsit, sipas shifrave. Është e paqartë se sa prej tyre janë kthyer në vendin e tyre. Zhvendosja në vendet ish-sovjetike u rrit edhe më shumë pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.
Gjeorgjia ka pranuar 38,281 rusë në tremujorin e parë të 2022, tha FSB, një rritje gati pesëfish nga 8,504 rusë në të njëjtën kohë të vitit të kaluar. Taxhikistani gjithashtu shënoi një rritje gati pesëfish, nga 8,857 në janar-mars 2021 në 40,054 në të njëjtën periudhë kohore të këtij viti.
Estonia shënoi një rritje katërfish (125,426) në krahasim me vitin e kaluar (29,364). Shtetet e tjera baltike, Letonia (25,568 në krahasim me 13,521) dhe Lituania (48,197 në krahasim me 41,838) shënuan më pak rritje.
Armenia regjistroi 3-fish rritje prej 134,129 nga 44,586 në të njëjtën kohë të vitit të kaluar. Uzbekistani regjistroi 3-fishim të rusëve, me 53,084 këtë vit në krahashim me 15,206 në 2021.
Numri i rusëve që mbërritën në Kazakistan u dyfishua në 204,947 në janar-mars 2022 nga 122,330.
/abcnews.al