Rreth 90 mijë britanikë do të strehojnë refugjatët ukrainas në shtëpitë e tyre

schedule10:49 - 15 Mars, 2022

schedule 10:49 - 15 Mars, 2022

Lufta në Ukrainë ka detyruar rreth 3 milion refugjatë të largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar agresionit rus. 1.8 milion janë zhvendosur në Poloni, ndërsa pjesa tjetër në vende të ndryshme të Europës Qëndrore, shkruan The Guardian

Ndërkohë 89 mijë britanikë kanë hapur dyert për refugjatët ukrainas. Michael Gove njoftoi se britanikët do të jenë strehojnë ukrainasit në shtëpinë e tyre për të paktën gjashtë muaj.

Gjithashtu refugjatët do të jenë në gjendje të jetojnë dhe punojnë në Mbretërinë e Bashkuar  deri në tre vite.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!