Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rreth 350 persona evakuohen nga Mariupol, Zelensky i kërkon OKB-së ndihmë për të shpëtuar civilët e mbetur

schedule08:26 - 5 Maj, 2022

schedule 08:26 - 5 Maj, 2022

344 persona të tjerë janë evakuuar nga qyteti i rrethuar i Mariupolit në një operacion të dytë evakuimi, sipas një deklaratë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, shkruan The Guardian.

Faza e dytë e operacionit tonë të evakuimit nga Mariupol përfundoi sot. 344 njerëz u evakuuarn nga qyteti dhe rrethinat e tij dhe janë nisur për në Zaporizhzhia.

Ata të gjithë do të marrin ndihmën e nevojshme. Të gjithë ata do të marrin trajtimin më të kujdesshëm nga shteti ynë,” tha Zelensky.

Zelensky tha se vazhdojnë negociatat  për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal.

“Ka ende civilë. Gra, fëmijë”, shtoi ai.

Zelensky gjithashtu i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, ndihmë për evakuimin e njerëzve ende të bllokuar në uzinë.

“Jetët e njerëzve që mbeten atje janë në rrezik. Të gjithë janë të rëndësishëm për ne. Kërkojmë ndihmën tuaj për t’i shpëtuar”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!