Rreth 3000 gjoba për ata që dolën pa maska në rrugë, Lleshaj: Policia e detyruar nga ligji

schedule19:02 - 19 Tetor, 2020

schedule 19:02 - 19 Tetor, 2020

Në katër ditët e para të hyrjes në fuqi të aktit normativ për maskat me detyrim në ambiente të hapura janë gjobitur në total 2811 “të pabindur”. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se policia është e detyruar nga ligji për të kërkuar zbatimin e kësaj mase.

Lleshaj shprehet se mbajtja e maskës është sot gjëja më e vogël, por edhe më e madhe që secili mund të bëjë për të frenuar rrezikun e përbashkët që na vjen nga Covid-19.

“Mbajtja e maskës është sot gjëja më e vogël, por edhe më e madhe që secili mund të bëjë për të frenuar rrezikun e përbashkët që na vjen nga Covid-19.

Policia është e detyruar nga ligji, por dhe shumë e motivuar për të kërkuar zbatimin e kërkesës për mbajtjen e maskës.

Këtu përfshihet shembulli personal, këshillimi, por dhe gjoba për ata që sillen pa përgjegjësi dhe sfidojnë shoqërinë“, shkruan Lleshaj./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!