Rreth 300 gra, të cilat punojnë në biznesin fason në Shkodër protestuan për kushtet e vështira të punës së tyre dhe rritjen e vazhdueshme të normave nga ana e punëdhënësve.
Gratë kërkojnë rritjen e pagave të tyre dhe thanë se normat e vendosura janë të papërballueshme, dhe nuk mund të nxjerrin dot as një rrogë minimale. Protestueset thanë se nuk do të rikthehen në punë në rast se nuk marrimn një përgjigje./abcnews.al