Rreth 2,500 të infektuar në total, 970 persona mbeten ende të sëmurë me Covid-19

schedule11:03 - 29 Qershor, 2020

schedule 11:03 - 29 Qershor, 2020

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 64 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri total i të infektuarve në vend rritet në 2,466. Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se brenda ditës kanë humbur jetën 2 persona ndërsa janë regjistruar edhe 54 të shëruar.

Siç duhet nga të shifrat e raportuara dita ditës, ritmi i shtimit të numrit të të infektuarve është më i lartë se ai i të shëruarve.

Kjo bën që të rriten edhe rastet aktive. Sipas asaj që raporton Ministria e Shëndetësisë, raste aktive aktualisht në vendin tonë janë 970. Shtatë raste më shumë krahasuar me një ditë më parë kur numëroheshin 963 të tilla.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 358
Durrës 198
Shkodër 155
Vlorë 100
Fier 47
Lezhë 39
Korçë 28
Kukës 18
Elbasan 13
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër 1

Po ashtu, raportohet se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1,438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!