Rreth 20 mijë të huaj kanë aplikuar për të luftuar në Ukrainë

schedule18:58 - 6 Mars, 2022

schedule 18:58 - 6 Mars, 2022

Ndërsa refugjatët po largohen nga Ukraina, gati 20,000 qytetarë të huaj kanë aplikuar për të shkuar atje për të luftuar, sipas ministrit të jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba të cituar në mediat lokale.

Kjo vjen pasi qeveria ukrainase hapi një faqe interneti për aplikime dje, raporton BBC. Duke folur në një konferencë të dielën, Kuleba tha se vullnetarë nga 52 vende deri më tani kanë aplikuar për t’u bashkuar me luftimet.

Ai shtoi se nuk do të specifikonte saktësisht se nga cilat vende kishin ardhur aplikimet.

Më herët sot kreu i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar i tha BBC-së se britanikët nuk duhet të shkojnë në Ukrainë për të luftuar dhe në vend të kësaj duhet të ndihmojnë sado që të munden. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!