Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2098 raste të reja me COVID. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 30 pacientë.
Që prej fillimit të pandemisë, në Greqi janë shënuar 15 628 viktima në total.
Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim aktualisht është 364 nga të cilët 321 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.
Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 253 pacientë të rinj të prekur nga COVID. /Abcnews.al