Rreth 2 mijë pinguinë kanë ngordhur në 10 ditë në Uruguai, ende mister shkaku

schedule14:28 - 22 Korrik, 2023

schedule 14:28 - 22 Korrik, 2023

Rreth 2,000 pinguinë janë gjetur të ngordhur në bregun lindor të Uruguait në dhjetë ditë. Pinguinët Magelanik ngordhën në Oqeanin Atlantik dhe u shpërndanë nga rrymat në brigjet e prefekturave Cannellones, Maldonado dhe Rocha (jug, jug-lindje).

Sipas informacioneve,testet për të përcaktuar nëse ata ishin infektuar me gripin e shpendëve dolën negative.

Kjo specie pinguinësh, e cila zakonisht shumohet në Argjentinën jugore, migron në veri në kërkim të ujërave më të ngrohta gjatë dimrit të hemisferës jugore. Mund të arrijë deri në bregun e shtetit brazilian të Espiritu Santo (juglindje).

“Është normale që një përqindje të ngordhë por jo kaq e madhe”,theksoi Laisagogen, duke kujtuar se një numër i ngjashëm ngordhënvitin e kaluar në Brazil dhe në atë rast pa shpjeguar shkakun.

Hector Kaimaris, përgjegjës për lagunën e mbrojtur Rotsa, tha se më shumë se 500 pinguinë u numëruan të vdekur në një shtrirje dhjetë kilometra të bregdetit.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!