Rreth 2 mijë civilë janë evakuuar deri tani nga Mariupoli

schedule14:05 - 1 Prill, 2022

schedule 14:05 - 1 Prill, 2022

Autoritetet ruse dhe ukrainase miratuan ditën e sotme një plan evakuimi për civilët në Mariupol. Sipas burimeve zyrtare, deri më tani rreth 2,000 civilë janë evakuuar nga Mariupoli, shkruan The Guardian.

Disa makina private iu bashkuan 42 autobusëve të shoqëruar nga automjetet e Kryqit të Kuq dhe të shërbimeve të urgjencës ukrainase nga Berdyansk në Zaporizhia.

Mbi 100,000 civilë kanë mbetur të bllokuar në  Mariupol. Ndërkohë zëvendësministri i Ukrainës, Oleksii Iaremenko, tha se tashmë prej 36 ditësh që nga fillimi i luftës, Mariupol nuk ka marrë asnjë furnizim mjekësor ose humanitar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!