Rreth 1500 të arrestuar pas shpalljes së mobilizimit ushtarak në Rusi

schedule15:11 - 24 Shtator, 2022

schedule 15:11 - 24 Shtator, 2022

Gati 1,500 protestues janë arrestuar në të gjithë Rusinë që nga 21 shtatori, kur Presidenti Vladimir Putin njoftoi “mobilizimin e pjesshëm ushtarak”, sipas grupit të pavarur të monitorimit të protestave OVD-Info, sipas CNN.

Grupi tha se 1,472 protestues kundër mobilizimit ushtarak janë arrestuar deri më tani midis 21 dhe 24 shtatorit në qytete anembanë Rusisë, por numri i të arrestuarve mund të jetë më i lartë.

Gjatë 24 orëve të fundit, të paktën 97 persona janë arrestuar në tetë qytete, duke përfshirë Novosibirsk, Irkutsk, Tomsk, Khabarovsk, Ulan-Ude, Krasnodar, Chita dhe Gatchina.

Në fillim të kësaj jave, i njëjti grup monitorues tha se disa protestues u rekrutuan menjëherë në ushtri pas arrestimit të tyre.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!