Rreth 12 vite pas vdekjes, shkencëtarët zbulojnë “hilen” e kërcimit të Michael Jackson

schedule07:18 - 12 Janar, 2021

schedule 07:18 - 12 Janar, 2021

Legjenda e muzikës Michael Jackson vazhdon të adhurohet për artin e tij, edhe rreth 12 vjet pas vdekjes.

Një nga talentet e tij të paimitueshme ishte kërcimi që njihej si ‘moonwalk’, kur ai rrëshqiste në skenë, si dhe kur sfidonte gravitetin, kërcim të cilin e bëri për herë të parë në videon e këngës ‘Smooth Criminal’ në 1988-n.

Së fundmi, një grup shkencëtarësh dhe fansa të Jackson publikuan një letër në Journal of Neurosurgery duke u përpjekur të shpjegojnë përkuljen në 45 gradë, gjë të cilën e bënte duke qëndruar drejt dhe pa u mbajtur askund.

Shkencëtarët thonë se Michael “bënte me hile”, pasi nuk është në aftësitë e njeriut për ta bërë atë lloj përkuljeje.

Neokirurgu Manjul Tripathi, shpjegoi saktësisht pse kjo është e pamundur fizikisht, duke shtuar faktin që përkulja 25 ose 30 gradë është maksimumi që mund të bëjë njeriu pa u rrëzuar.l.k/abcnews.al