Rrëshqitje toke, dëmtohen banesa në Prrenjas dhe Lushnje

schedule14:40 - 3 Prill, 2018

schedule 14:40 - 3 Prill, 2018

Pas ditëve me reshje kanë nisur rrëshqitjet e tokës në disa fshatrat të Prrenjasit dhe të Rrogozhinës. Për pasojë janë dëmtuar rrugët dhe banesat kanë pësuar çarje.

Në fshatin Kakavec të Njësisë Administrative Qukës toka ka rrëshqitur në 100 m gjatësi duke shembur murin mbrojtës të rrugës. Rreshqitjet kanë ardhur pas ditëve me reshje.

Specialisti i emergjencave në bashkinë e Përrenjasit, Belgrim Karai thotë se në rrezik ndodhen edhe shtëpitë e ndërtuara aty pranë. Këtu nuk ka mbërritur askush për të verifikuar gjendjen.

Me të njëjtin problem po përballen edhe banorët e disa fshatrave në Rrogozhinë. Në fshatrat Shardushk, Çorum dhe Sterbeg  shembjet janë tepër të mëdha.

Asfalti është shkëputur disa centimetra nga aksi kryesor Luz- Spille duke marrë me vete edhe barrierat mbrojtëse anësore. Nga dëmtimi ka vështirësi qarkullimi për drejtuesit e automjeteve.

Nga rrëshqitjet e tokës edhe banesat  kanë nisur të pësojnë çarje. Ky aks rrugor është 14 km i gjatë dhe përfshin rreth 13 fshatra me 11 mijë banorë.

Për herë të parë rruga është asfaltuar në 2010. Por problem me shembjet kanë nisur para pesë vitesh. Kjo rrugë shërben për të mbërritur në plazhin e Spillesë, zonë turistike në bregdetin Adriatik. /abcnews.al