Moti i keq ka përfshirë vendin. Temperatura të ulëta, reshje shiu, por edhe reshje dëborë kanë përfshirë territorin shqiptar.
Gjithashtu si pasojë e motit të keq janë shfaqur edhe problematika.
Në fshatin Probat të Bashkisë së Elbasanit, ka rrëshqitje gurësh dhe dherash. Si pasojë rruga që lidh fshatin me Elbasanin është e bllokuar.
/abcnews.al/